June 26, 2024
Maqedoni

Qebaptorja “Rimi”, simbol i kualitetit dhe mikpritjes në Dibër

Dibra është e njohur si qytet me traditë në lëminë e kuzhinerisë. Ani pse është qytet i vogël, në Dibër ka restorante që ofrojnë ushqime të llojllojshme. Restorante të mira gjen edhe në qendër të qytetit edhe tek liqeni, kurse një nga restorantet që shquhet për kualitet është restorant “Rimi” në rrugën 8 Shtatori. Zgara e restorantit “Rimi” është e njohur jo vetëm në Dibër, por edhe për vizitorë nga qytete tjera, e veçanërisht për mërgimtarët që vijnë në vendlindje. Përveç kualitetit të ushqimeve që ofron, restoranti “Rimi” shquhet edhe për mikëpritjen e rrallë dhe sjelljen shembullore me klientët.

Pronari Abduraim Perçe “zanatin” e ka kalitur vite me radhë, kurse që nga viti 2011 ka vendosur ta hapë lokalin e tij, që me sukses punon sot e kësaj dite.

“Për ne mushterinjtë janë në rend të parë dhe bëjmë maksimumin e mundshëm që sa më tepër të je ë të kënaqur nga shërbimi ynë. Këto janë parimet tona që na kanë mundësuar të punojmë me sukses”, thotë pronari Abdurrahim Perçe.

Ai shton mikpritja e deritanishme për mushterinjtë do të vazhdon edhe në të ardhmen dhe do të ngritet në nivel edhe më të lartë.