Rajon - Botë

Putini po humb komandantët njëri pas tjetrit, vritet agjenti më i lartë i FSB-së

Presidenti rus, Vladimir Putin ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor, ka treguar një raport i ri i gazetarëve.

Nënkolonel Nikolai Gorban (36) ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht, raportoi gazetari i Inform Napalma, Andrey Pavlushko, shkruan newyorkpost.

Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai besohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.

“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.

Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë.

Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake.

Kleschenko ishte zëvendës shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar.

Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë grua që vdiq në luftën në Ukrainë.

Ajo ishte kolonele e forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha titullin post-mortum “Heroina e Rusisë”.

Rusia ka humbur të paktën 10 gjeneralë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithëse Kremlini deri më tani ka konfirmuar vdekjen e vetëm katër prej tyre.