Putin shpall listën e zezë me armiqtë e Rusisë, pjesë e saj dhe Shqipëria
Presidenti rus, Vladimir Putin më herët ka dhënë disa udhëzime ku është hartuar një listë e zezë me vendet armike të Rusisë.
Sipas dekretit të tij, kompanitë ruse do të mund të paguajnë borxhet në rubla ndaj kreditorëve nga këto vende.
Ndër vendet armike janë: SHBA, Ukraina, Bashkimi Evropian, si dhe Australia, Shqipëria, Andorra, Britania e Madhe, Islanda, Kanadaja, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapor, Tajvan, Mal i Zi, Zvicër, Japoni.