Maqedoni

“Pushtetit aktual i ka ardhur fundi” – thotë Kasami për kërcënimin ndaj Taravarit

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka dalë në mbrojtje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është kërcënuar gjatë ditës së sotme, duke ia vendosur një plumb para shtëpisë së tij, transmeton TV21.

Kasami në një shkrim në Facebook, shkruan se akti i sotëm është “çnjerëzor, anti evropian dhe kriminel”.

Thotë se kjo dëshmon se shoqëria jonë ndodhet në një “situatë tepër të rëndë të sigurisë, se sistemi i shtetit nuk funksionon dhe se demokracia është inekzistente”.

“Gjesti i sotëm ndaj z. Taravari tregon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi dhe për të mbajtur karriget e tyre, tejkalojnë edhe veprimet diktatoriale ruse.

Me këtë veprim i dhatë edhe një forcë dhe vullnet më të madh opozitës dhe qytetarëve anti BDI që të jenë sa më aktiv dhe më 8 maj, regjimi hibrid LSDM-BDI të bjerë, kërcënuesve tu hapen dyert e burgut dhe qytetarët të lirohen nga kthetrat e diktaturës enveriste që po tenton çdo ditë e më tepër të instalohet në sistemin e shtetit.
Ditët e drejtësisë po afrohen”, shkruan Kasami.