September 28, 2024
Maqedoni

Punonjësit e KRRE-së dënojnë sulmin ndaj Bislimovskit

Përmes një kumtese, punonjësit e Komisionit Rregullator për Energjetikë kanë reaguar ndaj sulmit të kryetarit të KRRE-së, Marko Bisliovskit.

“Sulmin fizik ndaj kryetarit Bislimovski e konsiderojmë si sulm të drejtpërdrejtë dhe trysni ndaj punës së KRRE-së por edhe ndaj sistemit të rregullimit të tregjeve energjetike në Maqedoni që është vendosur dhe funksionon në mënyrë të suksesshme që nga viti 2003”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se një sjellje e tillë e pacivilizuar të pjesëmarrësit në tregun energjetik në shekullin e 21-të është e palejuar, posaçërisht te ne si vend që dëshiron anëtarësim në BE.

“Bislmovski i cili më herët ka qenë punonjës në KRRE, nga viti 2004, nga kolegët vlerësohet si profesionist i vërtetë, pa asnjë pikë në punën e tij dhe njeri që gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë. KRRE ka vepruar në pajtim me ligjet, dhe në bazë të parimeve, me transparencë dhe pa diskriminim”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, KRRE për tre vite është shpallur si trupi rregullator më i mirë në Bashkësinë Energjetike dhe asnjë rast i këtillë nuk duhet ta rrezikojë integritetin dhe imazhin e kryetarit dhe institucionit.

“Kërkojmë nga institucionet që t’i ndërmarrin të gjitha masat ligjore dhe kryesin (kryesit) të dënohen”, thuhet në fund të reagimit.