September 16, 2024
BallinaMaqedoni

“Punë ka, edhe të papunë ka, por punëtorë nuk ka!” ESHS: Rreth 10 mijë vende të lira pune janë në RMV

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2024, ka raportuar 9 726 vende të lira pune.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.95 %. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka nga 3.68 % në sektorin I – Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, derisa shkallën më të ulët e ka sektori О – Administrim publik dhe mbrojtjaç sigurimi social i detyrueshëm i cili është 0.00 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti vende të lira pune ka te sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë për riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (2 792) dhe industria përpunuese (2 329).
“Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 543, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh”, raportoi Enti.
Deri sa shumë vende pune janë të zbrazura, rreth 100 mijë persona në Maqedoninë e Veriut janë të evidentuar si të papunësuar dhe zyrtarisht ata kërkojnë punë, shkruan Lideri.mk.
Kjo diskrapancë e çuditshme nga ekspertët sqarohet si dallim i madh mes qytetarëve që realisht kërkojnë punë dhe atyre që paraqiten vetëm për të shfrytëzuar sigurimin shëndetësor, por edhe si shenjë se shumë persona në vendin tonë punojnë ende në “të zezë”.
.