Maqedoni

Publikohet video e aksidentit në rrugën Shkup-Kumanovë ku u lënduan disa persona (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur të premten në autostradën Shkup-Kumanovë mes të paktën dy veturave. Si rrjedhojë janë plagosur disa persona, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të kuptuar dinamikën e aksidentit.

Pritet që më vonë të ketë më shumë detaje për këtë aksident.

Video në këtë Link: https://fb.watch/l5DOWwQZ9v/?mibextid=v7YzmG