Maqedoni

Publikohet video duke djegur lokalin në Çair tre persona (Video)

 

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vend në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë të marra nga arma e zjarrit.

Gjurmë janë kapur gjatë këqyrjes, të cilat do të jenë objekt ekspertimi. Në trupin e të ndjerit është lëshuar urdhër për obduksion, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

Lidhur me një zjarr në një lokal në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet. Sipas informacioneve të para, zjarri ka qenë zjarrvënie. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve” – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Shkup, transmeton Lideri.mk. Edhe fokus.mk ka publikuar një video ku vërehen persona duke djegur lokalin në fjalë. Sipas Fokus, aty vërehen tre persona që fillimisht thyejnë derën hyrëse.

 

 

00:00
00:35

Ф.Ф.С.