BallinaMaqedoni

Publikohet shporta e Vitit të Ri, do të hlen çmimet për 600 produkte

Shporta e Vitit të Ri do të përfshijë më shumë se 600 produkte dhe do të zgjasë nga 15 dhjetori deri më 15 janar. Pritet të ulë çmimet e produkteve me 10 për qind e më shumë.

Lista e produkteve, siç tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, është dakorduar së bashku me odat ekonomike, sindikatat, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët.

“Ne bëmë diçka që ndoshta nuk është bërë kurrë më parë – biseduam të gjithë së bashku për një kohë dhe gjatë atyre bisedimeve arritëm në një kompromis. Të gjithë jemi pajtuar që në periudhën prej 15 dhjetorit deri më 15 janar të zvogëlohen çmimet e më shumë se 600 artikujve dhe do të markohen me etiketa ku do të shkruhet “Më pak shpenzime, më shumë për ju, ne kujdesemi””, tha Mickoski në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se nuk është një masë ndërhyrje e Qeverisë dhe me kufizime çmimesh, por një zgjidhje konsensuale, për të cilën nuk do të ketë dënim, por do të monitorohet nëse afishet do të ngjiten në ato produkte që të jenë të dukshme për qytetarët.

Në vërejtjen e gazetarëve se në listën e produkteve të shportës së Vitit të Ri janë produkte të cilave në periudhën e kaluar u janë rritur çmimet, kryeministri Mickoski i tha drejtorit të Inspektoratit të Tregut të kontrollojë se çfarë çmimesh janë në treg tani dhe nëse do të ulen për të njëjtat produkte.