Publikohet raporti javor për gjendjen me COVID-19 në Maqedoni: Rritet numri i vdekshmërisë për 62.8%
Të dhënat që i publikoi Instituti për Shëndet Publik për javën e kaluar, thotë se numri i rasteve të vdekjes është rritur për 62.8% në krahasim me javën e kaluar.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj jave ka pasur 70 të vdekur. Po ashtu ka pas më pak testime ose për 2.8% më pak dhe rritje të rasteve për 3.9%.
Po ashtu rritet edhe numri i të hospitalizuarve në spitale me 661 pacientë ose 4.9% më shumë se javën e kaluar.
Numri i të shëruave gjatë kësaj periudhe është 1.760, ndërsa numri i rasteve të reja 2.320.