Maqedoni

Publikohet paga mesatare në Maqedoni

Paga mesatare neto për muajin tetor të këtij viti është 33.104 denarë dhe ka rritje prej 13.6 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion – 19,6 për qind, Objektet akomoduese dhe veprimtari të shërbimit ushqimor – 19,3 për qind dhe industria përpunuese – 17,6 për qind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar – 6.7 për qind, Veprimtari të tjera shërbimi – 3.9 për qind dhe Veprimtaritë që lidhen me pasuritë e paluajtshme-3.2 për qind.

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në tetor të këtij viti është 49.585 denarë.