Publikohen pamje nga stërvitja e përbashkët mes KFOR’it, EULEX’it dhe Policisë së Kosovës
Publikohen pamje nga stërvitja e përbashkët mes KFOR’it, EULEX’it dhe Policisë së Kosovës
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës dje zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”.
Të tre organet testuan procedurat e tyre për kontrollin e turmës dhe menaxhimin e krizave.
“Kjo stërvitje tregoi gatishmërinë tonë për të trajtuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe pasqyroi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal”, tha gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it.
“Falënderojmë komunitetet lokale për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në prag dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.