Publicisti Shaqir Foniqi dhe ‘Përsiatjet e tij’!
Gazetari dhe publicisti, Shaqir Foniqi ka dalē me librin e radhës ‘Përsiatjet e mia’, ku janë përfshirë shtatëdhjetë opinione të tij, lidhur me shumë tema, që nga antika e deri me sot
Libri çelet me thënien e Oriana Fallaçit “Ka çaste në jetë, kur heshtja bëhet faj dhe të folurit detyrim!” dhe mbyllet më thënien e Pablo Nerudes, “I thashë të gjitha dhe shpëtova shpirtin tim!”
Libri, kryesisht është një ‘udhërrëfim’, ku sipas autorit duhet ta ndjekin të gjithë ata që kanë ambicie politike.
E botoi, “Lena Graphic”.