September 28, 2024
Kolumna

Pse policia po fle në rastin e shqetësimit të fëmijëve me informacione për bomba rë vendosura nëpër shkolla

Ejup Berisha

Është e dhjeta apo nuk e di e sata herë që ka paralajmërime të rrejshme për vendosje bombash nëpër Shkolla dhe objekte të tjera afariste nëpër qytetetet e vendit tonë dhe në shënjestër janë më së tepërmi nxënësit nëpër Shkolla, aty ku I kemi dërguar fëmijët engjëjt tanë të pafajshëm për të mësuar. E ne akoma fatkeqsishtë nuk e dimë kush janë ata individ, grupe individësh apo dhe ndodhta qarqe të caktuara të errëta të shteteve të huaja që e bëjnë këtë gjë të shëmtuar. Informacione të tilla duhet të japin organet kompetente të sigurisë por edhe këto si ne nuk dine gjë apo dhe dine por nuk duan të na informojnë ne si qytetarë për këtë qështje të tmerrshme. Por me sa dimë ne këto organe të sigurisë finansohen prej tatimeve tone që të funkcionojnë dhe a e dine këto se pse ne I funasojmë pra ne këto I finacojmë për të na informuar dhe për të na shpëtuar nga rreziqet e mundëshme apo dhe potenciale. Pra organet e sigurisë së pari duhet të informohen vete se çfar po ndodh e më pas të na informojnë edhe neve se nga na vijnë rreziqet për sigurinë e jetëve tona si qytetarë të këtij shteti. Ndonjë individ, disa individ apo dhe ndonjë faktorë I jashtëm destabiliteti po na i kërcënon fëmijët me informacione për bomba të vendosura nëpër shkolla. Kjo nuk është vetëm tmerr dhe tragjedi por është krim që nuk arsyetohet dhe nuk falet me asgjë. Ku janë organet e hetimit, të zbulimit dhe të përndjekjes të individëve,grupeve apo dhe qarqeve të caktuara të errëta të cilët po na kërcnojnë neve një shoqëri të tërë e organet tona të sigurisë janë vetëmse spektatorë të shurdhër dhe të verbër bashk me ne në këtë çmenduri që po na ndodhë. Çfar bën Ministria e Punëve të brendëshme pse kjo nuk është në nivel të kryejes së detyrave të veta Kushtetuese dhe juridike. Edhe ky institucion paguhet nga tatimet tona si qytetarë ndërsa i njëjti reagon si spektatorë i thjeshtë në situatën e tanishme. Me sypozime merren vetëmse qytetarët e painformuar Ministria e punëve të brendshme duhet të merret me hetime dhe ta konstatojë gjendjen dhe të veprojë në mënyrë adekuate. Kjo duhet ti definoj rreziqet ti identifikoj keqbërësit ti ndjek ti arrestoj dhe ti dërgoj ata para organeve të drejtësisë me qëllim që të njëjtët keqbërës ta marrin dënimin e merituar. Për keqbërësit e nderuar në thojnëza e kamë një pyetje shumë logjike Pse po na i shqetsoni fëmijët nëpër Shkolla a nuk ju vjen turp. Jo jo ju nuk e dini se çfar është turpi sepse ju jeni vet turpi dhe se di se pse unë po ju drejtohem juve. Ju jo vetëmse nuk keni turp por nuk keni edhe tru se po ta kishit nuk do ti shqetësonit fëmijët tanë nëpër shkolla. Mirë e keni ju nuk ka kush tu heton, tu identifikojë,tu ndjek dhe tu arrestojë. Thonë se kur macet flejnë minjtë bëjnë ahenxhe nëpër shtëpi. Në rastin konkret Policia fle ne jemi të hutuar e keqbërësit janë shumë aktiv dhe në lëvizje. “Bravo” u çoftë atyre. Janë mafi e jo mahi lexo shaka. Nuk di çtu themë më tepër juve keqbërës monstra po del se ju jeni më të fuqishëm se shteti. Mirëpo nëse ka Zot e unë besoj se ka edhe ju do ta merrni jo vetëm hakun por dhe denimin apo denimet e merituara. Gjithkush në këtë botë e paguan çmimin e sjelljeve të tija. Ju si duket do ta paguani te Perendia ai është gjykuesi dhe gjykatësi më i mirë i të gjitha kohërave sepse policia po ju toleron. Turp për organet e sigurisë së RMV-së që nuk janë në nivelin e kryerjes së detyrimeve të tyre Kushtetuese dhe Juridike ndërsa janë të detyruara të punojnë dhe të veprojnë në mënyrë efikase dhe efektive. Kjo do të thotë se kur ka raste kërcnimi dhe tentim për prishje të rendit dhe qetësisë publike apo dhe të rrezikimit të jetëve të njerëzve në rastin konkret të fëmijëve nëpër shkolla policia dhe prokuroria duhet të veprojnë me shpejtësi me qëllim që mos të ndodh me të vërtetë më e keqja mos thashtë Perendia të na lëndoheh apo dhe të na vriten fëmijët. Sepse ata që na i shqetsojnë dhe na i rrezikojnë fëmijët nuk kanë tru e as njerëzi dhe merren me kërcënimin e fëmijëve. E këta duhet ta dinë se nëse na i shqetsëojnë dhe na i rrezikojnë fëmijët këta me automatizëm na shqetësojnë dhe na rrezikojnë edhe ne qytetarëve që jetojmë këtu në këtë shtet nëse mund të quhet shtet RMV.