Pse Partitë politike shqiptare me pjesmarrjen në garën për President Republike bëjnë Bajram me vetveten?
Ejup Berisha
Partite politike shqiptare këtu në RMV me pjesmarrjen e tyre në zgjedhjet Presidenciale gjithmonë kanë bërë, bëjnë dhe do të bëjnë bajram me vetveten apo do ti bëjnë qejf vetëmse vetes dhe atyre individëve të cilët u besojnë atyre. Të bërit e një feste të tillë është mirë por nuk sjell rezultate si dhe efekti i tyre është afatshkurtër. Pra ai zgjat vetem disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor apo vetëm deri sa të manifestohet euforia e
fitores së madhe në thonjëza ndaj kundërshtarë
ve politik. Ti kthehemi realitetit objektiv që ka të bën me pjesmarrjen e Kandidatëve shqiptar në garën për President Republike. Këtu te ne pra në bazë të modelit aktual zgjedhor të shumicës shqiptarët pjesmarrës në zgjedhjet Presidenciale asesi nuk mund të sigurojnë fitore.Të mos keqkuptohem jo që unë dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu nuk duam qe të ndodhë një gjë e tillë, por per tu zgjedhur President një Kandidat shqiptar këtu te ne ai apo dhe ajo duhet të fitojnë një shumë të konsiderueshme të votave të qytetarëve zgjedhës. Vlenë te thuhet se në raundin e parë të zgjedhjeve Presidenciale për tu zgjedhur një kandidat për President Republike ai apo dhe ajo duhet që ti fiton 900 mijë vota, kjo gjë vlenë edhe për kandidatët shqiptar. Dhe kur flasim më tej për zgjedhjen e shqiptarëve në postin N-1 të shtetit gjithashtu të njëjtët
duhet të kenë mbeshtetje masovike të votuesve të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë këtu në vendin tonë. Prandaj duhet të jetë e çartë se Kandidatët shqiptar të Partive politike shqiptare
për President Republike por edhe nëse ndonjeher do të këtë ndonjë kandidat të pavarur sepse të tillë as nuk kemi pasur dhe as nuk kemi deri tani, pra këto parti bashkë me kandidatët e tyre sado që ti bëjnë qejf vetvetes nuk mund të sigurojnë fitore apo dhe ta zgjedhin një shqiptar për President shteti.Duhet definitivisht të thuhet se kjo gjë tani për tani fatkeqsishtë është çështje e pamundur. Ndërsa se a do të ketë mundësi që më vonë të ketë këtë gjë ne nuk e dimë. Të shpresojmë se me ndonjë ndryshim të menyrës dhe të modelit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga ana e Parlamentit këtu te ne pra na mbetet të shpresojmë se edhe ne shqiptarët do të mund ti realizojmë ambicjet, dëshirat apo dhe të drejtat e tona kushtetuese dhe juridike qe të zgjedhemi President Republike.
Gara zgjedhore e shqiptarëve për President dhe festa për fitoren fiktive të 24 prillit
Menjëherë pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve Presidenciale të 24 prillit këtu te ne një subjekt politik shqiptar i entuziazmuar shumë organizoi dy festa për ta festuar fitoren e madhe që në fakt është fitore fiktive. Festat që u organizuan ishin reale por Presidenti shqiptar mbeti dhe do të mbetet një deshirë e kotë sado që ne si komb ta duam një gjë të tillë. Pra Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi dy festa duke e festuar sipas tyre fitoren e madhe dhe historike.BDI në këto zgjedhje Presidenciale u gëzua që morri shumë vota por në to ajo nuk ishte fituese e garës zgjedhore për shkaqet dhe arsyet që i përmenda më lartë në këtë shkrim. Athua pse dhe për çfar arsye festoi BDI me 24 prill pas orës 19. Në këto zgjedhje Presidenciale fitoi Kandidatja e VMRO-se Gordana Siljanovska Dafkova e jo Kandidati i BDI-se Bujar Osmani. Atëher thua pse aq festë me zhurmë bëri BDI pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve Presidenciale. Athua vallë për cilën fitore u gezuan më së shumti këta të BDI-së kur Kandidati i tyre Bujar Osmani nuk arriti që të siguroj fitore por as që të siguron pjesmarrje në rrethin e dytë zgjedhor. Dhe kur kjo është kështu atëher BDi me festat e organizuara ka bërë Bajram me vetveten. Si mund të llogaritet si fitore pjesmarrja në garën zgjedhore të 24 prillit kur Kandidati i tyre është diskualifikuar nga gara e mëtejme. Atëher me sakt nga kjo po del se BDI me 24 prill ka organizuar dy festa një në Sheshin Skenderbeu në Shkup dhe një në sheshin e Tetovës për epërsinë e kandidates së VMRO-DPMN-së Gordana Siljanovska. Sepse Kandidati i saj President Europjan Bujar Osmani nuk arriti të radhitet i dyti dhe të siguroj pjesmarrje në rrethin e dytë të zgjedhjeve për President Republike. Atëher pra përfundimishtë po i bie se BDI është gëzuar tej mase me epërsinë e siguruar nga Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Si të kuptohen ndryshe motivet e dy festave të BDI-së.