Pse ky vrasës masiv në samitin e Riadit?!
Një samit i përbashkët arabo-islamik filloi të shtunën në kryeqytetin saudit Riad për të diskutuar “zhvillimet e rrezikshme” në Rripin e Gaza-s dhe territoret palestineze.
Mediat saudite njoftuan se liderët dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) po marrin pjesë në një samit që përkon me ditën e 36-të të bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gaza-s.
Edhe pse ky samit po mbahet vetëm për të justifikuar liderët arabo-myslimanë në publik se po bëjnë diçka për të ndaluar agresionin izraelit ndaj Gaza-s dhe popullit palestinez, është e qartë për të gjithë se ky samit nuk do të ketë asnjë dobi, duket tronditës fakti se aty po merr pjesë dhe krimineli masiv sirian Bashar al Assad.
Ky kriminel ka vrarë më shumë muslimanë në tre vjet luftë në Siri sesa Izraeli ka vrarë palestinezë që nga viti 1948. Pjesëmarrja e tij në samitin e Gaza-s është një poshtërim për të gjithë muslimanët në botë.
Ky është rast të citohet një pjesë të tekstit të shkrimtarit më të njohur amerikan (hebre) në gazetën më të famshme dhe më të rëndësishme amerikane, Thomas Friedman në New York Times.
Friedman shprehet fjalë për fjalë se Izraeli sot zbaton teknikat e shkatërrimit sistematik, dërrmimit dhe djegies së popullit palestinez, të cilat diktatori sirian Hafez al-Assad i vendosi dhe më pas ia transferoi regjimit të tij.
“Izraeli po zbaton ‘rregullat e Hama-s, një term që e shpika vite më parë për të përshkruar strategjinë e përdorur nga presidenti sirian Hafez al-Assad në vitin 1982, kur paraardhësit politikë të Hamasit, Vëllazëria Myslimane në Siri, u përpoqën të rrëzonin regjimin laik të Asadit duke nisur një kryengritje në qytetin e Hama-s”.
Al-Assad shkatërroi lagjet e opozitës në qytetin e Hama-s nga toka dhe ajri, nuk la askënd të largohej, pastaj solli buldozerë për t’i rrafshuar me tokën dhe për t’i kthyer në parkingje, duke vrarë më shumë se pesëdhjetë mijë sirianë.
Friedman thotë se ai kaloi nëpër Hama-n e shkatërruar disa javë më vonë dhe iu tha nga një udhëheqës arab se Assad ngriti supet kur u pyet për të vdekurit, duke thënë shkurtimisht: “Njerëzit jetojnë dhe njerëzit vdesin”. Natyrisht, nuk duhet të harrojmë atë që tha ish-ndihmës ministri i Jashtëm i Izraelit: “Izraeli nuk po bën më shumë sot se sa u bëri Bashar al-Assad sirianëve. Ashtu si Bashar zhvendosi miliona sirianë në Turqi, Izraeli ka të drejtë të zhvendosë palestinezët nga Gaza në Egjipt. Ashtu si regjimi i Assad-it përdori shërbimet bazë si uji dhe rryma për të gjunjëzuar sirianët, ne kemi të drejtë të shantazhojmë banorët e Gaza-s me ujë dhe energji elektrike për t’i gjunjëzuar”.
Imagjinoni, regjimi sirian u bë model dhe referencë në artin e barbarizmit dhe brutalitetit, madje edhe për izraelitët.
Nuk dihet pse Thomas Friedman kujtoi planin e Hafez al-Assad-it në qytetin e Hama-s në vitin 1982 dhe injoroi atë që Bashar Ibn Hafez u bëri qyteteve të tjera siriane nga viti 2012 e deri më tani, dhe atë që Irani dhe milicitë e tij u bënë qyteteve sunite në Irak. Bashar ia kaloi babait të tij.
Ky njeriu nuk duhej të ishte në samit. Prania e tij aty e zhbën të gjithin atë.