September 8, 2024
Kolumna

Pse ky mashtrimi i madh “do t’u anëtarsojmë në BE”?

Ejup Berisha

Politikanët e RMV-së janë shumë premtues, të njëjtët bëjnë aq shumë premtime por nuk i realizojnë asnjëher premtimet e dhëna në adresë të qytetarëve. Bile edhe më keq këta janë edhe fantazues të mëdhej. Kjo është dëshmi se këta politikanë nuk jane askund me realitetin objektiv ,ky i fundit me këta njerez në politikë
gjendet diku shumë larg bile dhe tepër lartë më duket se i njëjti mund të gjendet atje diku në qiell e asesi këtu në tokë. Qe sa kohë premtohet integrim i sigurtë dhe i shpejtë i shtetit tonë në Bashkimin Europjan dhe kjo gjë asesi nuk po ndodhë. Në rregull kjo është gënjeshtër dhe mashtrim shumë i madh e i rregullt i politikanëve. Nuk është hera e parë që e bejnë një gjë të tillë. Këta më shumë na mashtrojnë me fjalë të tipit: Ne kemi bërë dhe po bëjmë gjithçka për antarsimin e vendit në BE, por kot sepse asgjë konkrete dhe serioze nuk kanë bërë dhe nuk po bëjne që antarsimi të ndodhë. Unë kerkoj falje që jamë shumë realist dhe nuk i bëj qejf askuj kur flas dhe kur shkruaj, pra falje ju kërkoj qytetarëve e jo politikanëve sepse fenomenet nuk i shikoj me dioptrinë e këtyre të fundit. Politikanëve një gjë mund tua themë. Mos u bëni aq naiv se
nuk mund që qytetarët pa nderpre aq gjate ti mashtroni sa të mendoni se gjithçka kalon pa u vërejtur dhe pa u kuptuar realisht. Ne disa individ që e kemi mësuar dhe e kuptojmë mirë politikën dhe fenomenet që ndodhin në të jemi të obliguar që ta themi realitetin dhe detyrimisht pa hamendje të themi se politikanët fatkeqsisht nuk i kanë bërë shumicën e gjërava për antarsimin e RMV-së në BE. Por fatkeqsisht ka shum individ që akoma se kanë kuptuar realitetin apo edhe ka prej atyre që nuk duan ta kuptojnë atë për shkak se shpresojnë se do të përfitojnë diçka nga politikanët.

Çfar është dashur të bëjnë çë nuk e kanë bërë politikanët në rrugtimin drejtë BE-së

Puna e pare qe është dashur ta bejne e se kane bere politikanet eshte se nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë asgjë për zbatimin e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europjan per ti hapur dyert per antarsimin tone ne BE e ato janë: 1. Zvoglimi i krimit të organizuar dhe korrupcionit. 2. Reduktimi i vjedhjeve dhe i keqpërdorimeve të pronës dhe parave publike, 3. Asgjë nuk eshte bërë dhe nuk bëhet për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, apo politikanët e vendit asnjëher nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë asgjë për eliminimin e shkeljeve të këtyre të drejtave dhe lirive njerzore. Këtu në RMV ka defiçit shumë të madh të demokracisë kjo i shkakton te gjitha problemet e tjera negative ne shtet sic eshte edhe mungesa e qeverisjes se mire. Te ne ekonomia është shumë e dobët si dhe standardi i qytetarëve është i mjerueshëm. Dhe Suma sumarum Kur bëhen analizat konkrete e të bërave dhe të pabërave te politikaneve tane ne procesin e integrimit ne BE duhet të sillet përfundimi se ne si shtet akoma si kemi bërë gjërat e domosdoshme për ta siguruar antarsimin e RMV-se në Bashkimin Europjan. Atëher në bazë të çkahit do ta sigurojmë antarsimin nese di kemi kryer dhe nuk i kryejme detyrat e shtepise per ta siguruar antarsimin në BE per keto qeshtje duhet qe llogari te japin politikanet mashtrues dhe fantazues te medhej.