Pse Bujar Osmani nuk reagon si kryesues i OSBE-së kundër veprimeve të serbëve në Veri të Kosovës?
Shkruan: Ylber Pilku, Dibër-Nju Jork
Më ka bë përshtypje se Bujar Osmani shumë mirë din të bën poza kur udhëton në vende të ndryshme në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së si ministër i jashtëm i Maqedonisë. Herë “pozon” në tren, herë në autobus, herë në aeroplan ose aeroport, kryesorja “like” plot.
Mirëpo këtyre ditëve kur organet shtetërore kosovare po përballen me veprime terroriste të paramilitarëve serbë në Veri, ai po heshtë. Pse athua?
Mos ka frikë se i mbetet hatri Vuçiqit? Apo Daçiqit? Ndoshta sdon tia prishë qejfin ish homologut të tij serb Selakoviq, me të cilin takoheshin podrumeve të flladitshme të verës te restorant Kamniku me protokoll e pa protokoll?
Çka është kjo heshtje?
A ka harruar Bujar Osmani se është bë ministër falë votave të shqiptarëve, apo ndoshta mendon se ka lindur me kollare në qafë si ministër? Ku është patriotizmi i tij që na e shet në tubime parazgjedhore. Fundja edhe po të nos jetë fare patriot ai në bazë të detyrës zyrtare sot duhet të reagojë ndaj dhunës serbe kundër institucioneve shtetërore të Kosovës. Duhet të reagojë edhe si minister i jashtëm i Maqedonisë, por edhe më tepër si kryesues i OSBE-së. Një reagim sado i vogël nga ana e tij kundër veprimeve serbe, do të ndryshonte në masë të madhe perceptimin ndërkombëtar për zhvillimet atje.
Por jo, nuk reagon. Patriotizmin e ruan të na e shesë në tubime para zgjedhjeve, kurse tash nuk ka kohë për patriotizëm. Zemra e mirë! Është shumë i zënë. Duhet të bëjë ndonjë foto të mirë për Facebook me “ranac” në krah. Pastaj do e shpërndan edhe në Instagram, Twiter, TikTok… Duhet ta shohin familja, mëhalla, fqinjët… se sa shumë po shëtitet. Por, ani ani veç vazhdo. Nëse mendon se kurr nuk do mbahen zgjedhje e ke shumë gabim!