July 5, 2024
Maqedoni

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

Partia e Re Social Demokrate (PRSD) mbështet kandidaturën për mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovski.

“Pendarovski në këto pesë vite ka treguar se është një burrë shteti që ka njohuri, aftësi dhe vizion për të marrë vendime shtetërore në interes të integrimit ndërkombëtar të shtetit dhe sigurimit të një të ardhmeje stabile për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pendarovski është mbi të gjitha një njeri që ka ide progresive, një president që ka vizion për të ardhmen e vendit dhe Maqedonia e Veriut është e integruar dhe e siguruar në strukturat euroatlantike, një vend i respektuar ndërkombëtarisht, i cili ulet në të njëjtën tryezë me vendet e mëdha të botës”, theksoi kjo parti.