Protugjer mori dënim me kusht për rastin “Titaniku”, Janakieski dhe Jankulloska me burg
Martin Protugjer dënohet me 2 vjet me kusht për parregullsi zgjedhore në rastin “Titaniku”, nëse kryen një krim në pesë vitet e ardhshme.
Tre të pandehur të tjerë morën dënime të tilla.
Për ish-ministrat në qeverinë e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska gjykata penale i ka dënuar me burg.
Janakieski fillimisht u dënua me katër vjet e gjysmë burg. Ndërsa Jankulovska në dy vjet e gjysmë.
I pandehuri Munir Pepiq u dënua me një vit burgim dhe Kosta Mitrovski me tre vjet burg.