Maqedoni

Protesta e prindërve dhe shoqatave qytetare: Pas divorcit kujdestarë të jenë të dy prindërit

Fëmijët në Maqedoni janë viktima të një sistemi që nuk kujdeset për vlerat familjare, sepse pas divorcit edhe nëse prindërit bien dakord për kujdestarinë e përbashkët, ligji ynë nuk e parasheh këtë, reagojnë nga shoqata qytetare “Tanët” në protestën para qeverisë. Ata theksojnë se ligji i RMV-së që e rregullon këtë çështje është i viteve të 70-ta, më i vjetri në rajon dhe tejet diskriminues. Në këtë rast ekziston një ndarje e prindërve – një kujdestar, i cili ka të drejta të plota prindërore dhe një prind në mungesë, i cili praktikisht nuk ka të drejtë mbi zhvillimin e fëmijës.

“Duam ta parandalojmë këtë trend, që fëmija të mos humbasë prindin e vet pa nevojë. Nëse ka një arsye të mirë që njëri prind të mos e shohë fëmijën, atë duhet ta bëjë gjykata, jo qendra për çështje sociale siç është tani. Unë mund të deklaroj kundër gruas dhe qendra vepron vetëm me atë deklaratë.”, tha kryetari i shoqatës “Tanët”, Sasho Pangovski.

Sipas tyre ligji i vendosur në këtë mënyrë, fatkeqësisht bën të mundur heqjen e kujdestarisë për shkak të deklaratave të rrejshme që bëhen në entin social, ku nuk ka përgjegjësi për atë që thuhet, në vend se ato deklarata të bëhen në gjykatë.

“Fëmijët i hiqen njërit prind, derisa njëri prej tyre t’i marrë sipas vendimit të qendrës së mirëqenies sociale, vetëm ai prind ka të drejtë për atë fëmijë dhe vendimi që ai nxjerr ia beson fëmijët vetëm njërit prind, jo të dyve.”, u shpreh një prind.

Luftëtarët për të drejta të barabarta prindërore thonë se një grup pedagogësh tashmë kanë përgatitur një projektligj të ri, por ai është ende larg procedurës parlamentare.

“Ajo që ne po mbrojmë është që me të vërtetë të ecim përpara me legjislacionin, për ta sjellë atë në përputhje me legjislacionin perëndimor, ku prindërimi i përbashkët është opsioni i parë për prindërit dhe devijon nga ai opsion vetëm nëse ka prova të forta pse njëri ose të dy. nuk kanë të drejtë për prindërim të përbashkët.”, tha Naum Ribarski nga shoqata “Tanët”.

Nga protesta gjithashtu thanë se janë të nevojshme kontrollet dhe përcaktimet e përgjegjësisë gjyqësore për deklaratat e rreme. Pra thonë se kështu do të ketë drejtësi të vërtetë, por edhe fëmijë më të lumtur në RMV.