Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare, 10 dhjetor
Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.
Siç informojnë për MIA-n nga Kuvendi, Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratimin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).