Maqedoni

Promovimi i fushatës “BE me ty”, ambasadori Gir: Punoni më tepër për ambientin

Shefi i delegacionit të BE-së Dejvid Gir dhe zv.kryeministri për eurintegrime Nikolla Dimitrov promovuan fushtën “BE me ty” që në fokus ka ngritjen e vetëdijes për marrëveshjen e gjelbërt evropiane, e cila parasheh që deri në vititn 2050 të ketë zero emetim të gazeve serrë.

Euroambasadori Gir theksoi se RMV renditet ndër më të rrezikuarat kur janë në pyetje ndryshimet klimatike. Sugjeroi komunat të kujdesen më tepër për cilësinë e jetës ndërkaq paralajmëroi shpërblim për komunën e shtetit e cila do ti fitojë parametrat në menaxhimin me mbeturinat, efikasitetin energjetik si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.

“Kryetarët e rinj të komunave të punojnë më shumë për të ardhmen e qytetarëve. Maqedonia është treguar si një nga pesë shtetet më të rrezikuar kur janë në pyetje ndryshimet klimatike. Ndryshmet klimatike nuk mund të trajtohen me iniciativa të vogla, por kërkojnë politikë gjithëpërfshirëse dhe qasje me angazhim më të fortë politik si dhe kapacitet adminsitrativ. Duhen iniciativa dhe ju duhet të udhihiqni. Ne jemi këtu t’ju mbështesim. BE mbetet donator më I madh në këtë vend për projekte në segmente të ndryshme” – tha euroambasadori David Gir.

Dimitrov: Ta ruajmë muzenë e ardhmërisë, ujin, ajrin

Ndryshimet klimatike janë procese që na bashkojnë të gjithëve, edhe vendet e BE-së edhee vendet aspirante dhe duhet menaxhuar bashkërisht tha Dimitrov. Sipas tij, pasojat nga kushtet klimatike nuk njohin kufinj.

“Politikat në këtë fushë janë një nga segmentet më të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve dhe duhet të jetë prioritet në procesin e sjelljeve të standarteve evropaine në shtëpi. Maqedonia e Veriut është e obliguar të punojë për këtë qëllim bashkë me BE-në, përmes axhendës së gjelbër për Ballkani Perëndimor të miratuar nga liderët e vendeve të rajonit në samitin e Procesit të Berlinit në Sofje 2020” – deklaroi Zv,Kryeministri për Eurointegrime, Nikolla Dimitrov.

Kampanja “BE për ty” paraqet muze të së ardhmes, si përkujtim të asaj se çka mund të humbet gjatë jetës sonë për shkak të degradmit të ambientit jetësor. Kjo është thirrije për tu zgjuar dhe për të shpëtuar gjërat elementare, siq janë: uji i freskët, ajri i pastër si dhe produktet që i prodhojmë ne, përfundoi Dimitorv. (TVM2)