Prolongohen dy fluturime në aeroportin e Shkupit
Fluturimi Shkup – Stamboll sot në mëngjes do të realizohet me vonesë. Sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, aeroplani “Pegazus” që duhej të ulet në Shkup në orën 9:55, është shtyrë për në orën 12:05, ndërsa është prolonguar edhe kthimi për në Stamboll nga ora 10:50 në orën 13: 00.
Për një orë është shtyrë edhe fluturimi Stamboll – Shkup – Stamboll i kompanisë AJET HAVAYOLLARI. Fillimisht ishte planifikuar për në orën 11:25, aeroplani në Shkup duhet të ulet në orën 12.25, ndërsa në vend të orës 12.45 pritet të kthehet në Stamboll në orën 13.45.
Nuk theksohet nëse shkak për vonesën është mjegulla në Shkup. Ndryshime të tjera të orarit të fluturimit, sipas faqes së internetit të TAV Maqedoni, tani për tani nuk ka.