Maqedoni

Prokuroria Publike: Do të hetojmë të gjitha gjashtë lëndët e hapura ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se merr jashtëzakonisht seriozisht njohuritë e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndikimin e mundshëm të kryetarit të Strugës Ramiz Merko në procedurën gjyqësore.

“Për këto arsye, prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e çështjeve për çdo rast. Të gjithë prokurorët që do të konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të parakohshme, joprofesionale dhe nën ndikim do të ndiqen penalisht dhe publiku do të informohet siç duhet”, thonë nga Prokuroria.

Krahas gjashtë rasteve aktive për Merkon në vitet e kaluara janë mbyllur edhe çështje të tjera, ku prokuroria njofton se do të kontrollojë nëse ka ndërhyrë dhe ka pasur ndikim edhe në to.

Për të gjitha rastet aktive, Prokuroria Publike ka dhënë sot detaje. Më i vjetri, i cili është në pritje të ekspertizës dhe me numër arkivi të vitit 2015, është krijuar pas kallëzimit të Drejtorisë së Policisë Financiare për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.