Prokuroria nuk konstaton parregullsi në raportet për ndërtimin e spitaleve modulare
Dy muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Prokuroria ende nuk ka konstatuar përgjegjësi penale për shpërthimin e zjarrit të 8 shtatorit, ku 14 persona u dogjën të gjallë. Detaje nuk ka bërë të ditur as Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila ka hapur lëndë në pjesën e procedurës tenderuese, për ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare për Kovid, përfshirë edhe atë në Tetovë. Hetuesi nuk ka gjetur ndonjë parregullsi të veçantë në raportet e Bankës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ai raport tani është dërguar në MPB, thotë për Alsat, kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskovska.