Maqedoni

Prokuroria me procedurë hetimore për dy persona nga Manastiri, shmangën tatimin

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy personave, njëri prej të cilëve dyshohet për veprën e tejzgjatur – Shmangie nga tatimi nga neni 279 paragrafi 2 i Kodit Penal, ndërsa i dyti e ka ndihmuar në kryerjen e krimit. I dyshuari 62 vjeçar pronar dhe udhëheqës i një subjekti juridik në Manastir, me ndihmën e punonjësit të dyshuar 41-vjeçar ka shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin dhe në mënyrë të paligjshme ka ulur detyrimet e TVSH-së.

PROKURORIA

“Në fund të vitit 2019, sipas evidentimive kontabiliste, të paktën 11 persona fizik kishin detyrime të papaguara ndaj personit juridik. Ata i përmbushnin detyrimet e tyre duke i paguar para të gatshme të dyshuarit personalisht, duke paguar me para në dorë ose duke ia kompensuar me pajisje”.

Nga prokuroria thonë se edhe pse i kanë shlyer borxhet, detyrimet e tyre ndaj personit juridik në evidentimet kontabiliste janë paraqitur si të hapura, pra nuk janë regjistruar, kështu që i dyshuari i parë nuk ka llogaritur, raportuar dhe paguar tatimin mbi fitimin për ta në masën 10%. Ekziston dyshimi i bazuar se në këtë mënyrë e ka dëmtuar Buxhetin e RMV-së për 7.210.321 denarë.

PROKURORIA

“Gjatë vitit 2019 përderisa është hapur procedurë para falimentimit dhe ka pasur ndalim për tjetërsimin e pasurisë së personit juridik, i dyshuari i dytë ka përgatitur nëntë fatura shitjeje me shumën e llogaritur të TVSH-së, të cilat i dyshuari i parë i ka nënshkruar dhe me ato e ka transferuar kamionë te një personi tjetër juridik në pronësi të tij”.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak për të dyshuarin e parë, ndërsa për të dyshuarin e dytë është caktuar masa e kujdesit.