Maqedoni

Prokuroria kërkon arrest për 20 vjeçarin nga Shkupi, deshi të djegë flamurin shqiptar, policia e pengoi

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 20-vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe arsye të tjera diskriminuese nga neni 319 paragrafi. 1 të Kodit Penal”.

Më datë 02.12.2024, në orët e mbrëmjes, i dyshuari ka tentuar të djegë flamurin kombëtar shqiptar, me ç’rast është vërejtur dhe penguar nga punonjësit e policisë të cilët e kanë ndaluar, transmrton portal Lideri.mk.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit./Lideri