Prokuroria hapi hetim kundër të dyshuarit për vrasjen para kazinosë në Shkup
Prokuroria e Shkupit sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.
“Me 31 mars, i dyshuari 44-vjeçar me dashje i ka marrë jetën një personi në një kazino në bulevardin “Metropolit Teodosij Gologanov” në Shkup. I dyshuari, viktima dhe dy persona të tjerë erdhën së bashku në kazino dhe luanin bixhoz. Në mes të të dyshuarit dhe të dëmtuarit ka ndodhur një debat verbal dhe ata kanë filluar të shtyjnë njëri-tjetrin, pas së cilës i dyshuari ka arritur ta marrë armën që i dëmtuari e mbante në brez dhe e ka qëlluar disa herë. Më pas e ka goditur disa herë viktimën me dorezën e armës në pjesën e kokës dhe është larguar me vrap”, njoftonjnë nga Prokuroria.
Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
“Duke qenë se personi aktualisht është i padisponueshëm nga organet e rendit, nëse propozimi i prokurorit pranohet, masa do të fillojë të zbatohet nga arrestimi i tij”, thuhet në njoftim.