Prokuroria e Kumanovës njofton për një rast të rëndë në orët e mbrëmjes
Prokuroria e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1, lidhur me nenin 19 (tentativë) të Kodit Penal njoftoi sonte PTHP.
25-vjeçari i dyshuar,
në shtëpi familjare në Kriva Pallankë, me dashje ka tentuar të vrasë një vajzë 22-vjeçare, transmeton lideri.mk, e cila është mike e një anëtari të familjes së tij.
Në gjendje të dehur i dyshuari
ka pasur debat verbal me viktimën dhe
më pas e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar tre plagë me thikë në qafë. Sipas mjekëve, viktima aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ndodhet në gjendje të rëndë./Lideri