September 7, 2024
BallinaMaqedoni

Prokurori Kocevski flet për tenderin e Korridorit 8: Ka palogjikshmëri, së shpejti akt prokurorial

Në lidhje me hetimin paraprak për tenderin për përzgjedhjen e mbikëqyrjes për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d, prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski në një intervistë për emisionin “360 gradë”, ka bërë të ditur se është bërë shumë punë dhe se së shpejti mund të ketë një vendim të prokurorit publik.

“Shumë gjëra janë marrë përsipër. Bëhet fjalë për një konsorcium prej tre kompanish që po hetohet. Deri më tani ka disa palogjikshmëri në kontratë. Po ndërmerren veprime dhe besoj se ndoshta së shpejti edhe Prokuroria Publike do të dalë me vendim të prokurorit publik”, tha Kocevski, transmeton Lideri.mk.

I pyetur nëse me këtë përgjigje dëshiron të shpallë hapjen e një hetimi për këtë rast, ai nuk ka dashur të përgjigjet drejtpërdrejt, por ka shtuar se shumë gjëra po hetohen pikërisht në seksionin e licencave, ku për shembull kompania “Electra Solutions” siguroi licencë për mbikëqyrje pasi ishte shpallur tenderi./Lideri