Kolumna

Projekti i “Skavicës” një plagë në zemrën e Dibrës dhe Shqipërisë nga dora e “Rilindjes” së vëllazëruar me Serbinë

Shkruan: Agron Damzi, Nju Jork

Serbia e ka pasur Dibrën si Ashkë në Sy më se 100 vite. Është munduar me të gjitha metodat me e zhdukur Dibrën, por nuk ia ka dalë. E tani, nëpër mjet Edi Ramës, “vëllaut” të Vuçiqit don ta zhdukë qejf për qejfi, tue u tallë e tue bë shaka me Dibranët.

Më e keqja është se po dalin edhe disa sahanlëpirës të “kolonës së pestë” e po e përkrahin me taksat e shqiptarëve, por edhe vetë dibranëve, planin për ta zhdukur Dibrën nga faqja e dheut. Po përdorin edhe arsyetime falso se gjoja “Skavica” është projekt i përkrahur edhe nga Amerika.

Jo të nderuar dibranë e dibrane, Amerika nuk ka asnjë lidhje me projektin shkatërrues të “Skavicës”. Ua them prej këtu nga Nju Jorku, nga zemra e Amerikës së madhe, se kjo është vetëm një gënjeshtër fatale. Ne Dibranët, nëse ndihemi pak borxhlinj ndaj brezave të ardhshëm, me çdo kusht duhet ta ndalojmë jetësimin e këtij projekti!

Përmes këtij projekti, Serbia dëshiron ti japë goditjen përfundimtare Dibrës mu në zemrën e saj, duke shfytëzuar si mjet pushtetarët tanë të sotshëm, të cilët nese e çojnë deri në fund këtë projekt, do të bartin vulën e turpit të historisë.
Skavica është projek që zemrës së Dibrës ia këputë arterien kryesore, duke e sjellur në vdekje klinike dhe reale.
Janë mbi 35 fshatra që do të mbulohen me ujë, dhe mbi 60,000 banorë të prekur drejtpërdrejt nga dëmi që do shkakton diga e Skavicës. Ata nuk kanë rrugëdalje tjetër përveç se të shpërngulen.
Kjo është arsyeja pse “Skavica” duhet ta vrasë ndërgjegjen e mbarë shqiptarëve, e jo vetëm dibranëve.
Ankesat e tyre shpërfillen dhe protestat e tyre thjesht njihen si grupe të vogla që shkaktojnë trazira politike, por nëse marin mbeshtetjen e nevojshme nga gjithë shqiptarët, atëherë shpëtimi i kësaj pjese të bukur të atdheut do të jetë një qëllim i realizuar me sukses.
Përndryshe, do të kemi një pjesë të shëmtiar të shqiptarisë, e cila do mbetet “zorrë qorre” pa perspektivë.

(Autori është mërgimtar dibran që jeton në Nju Jork)