Maqedoni

Projekt ligji në Komisionin për Çështje Evropiane, pritet ulja e çmimeve të produkteve ushqimore

Propozim-ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare është vënë në rend dite të seancën e Komisionit për Çështje Evropiane .Ky propozim-ligj duhet të kalojë edhe në komisionin juridik-ligjvënës që pastaj deputetët të debatojnë për të në seancën plenare.

Me miratimin e propozim-ligjit pritet të arrihen efekte pozitive në punën afariste te të gjithë operatorëve (blerës dhe furnizues ), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor.

Kompetentët presin ky ligj do të sjellë uljen e çmimeve të prodhimeve ushqimore.

Ministria e Ekonomisë pikërisht për këtë nuk e vazhdoi vendimin për çmime të garantuara që vlente deri më 29 shkurt.

Një numër i madh i prodhimeve ushqimore me shenjën “çmim i garantuar” nga 20 shtatori i vitit të kaluar janë shitur në markete me çmim për 10 për qind më të ulët nga vlera e çmimeve të 1 gushtit të vitit 2023.

Por sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, vlefshmëria e tij përfundoi më 1 mars.