Profil suksesi: Muharrem Faiku, kuadër i doktoruar në Universitetin e Vjenës, tani dekan i fakultetit juridik në Prizren
Shkruan Muharrem Qafleshi
U lind në fshatin Bresanë të Opojës, komuna e Dragashit.
Dekani Muharrem Faiku, pasi mbarojë Fakultetin Juridik, në vitin 2002 përfundojë me sukses të shkëlqyer edhe magjistraturën për studime të integruara juridike, në Universitetin Shtetëror të Vjenës.
Pra, merr gradën shkencore Magjistër i shkencave Juridike.
Ndërsa, me 2015, Muharrem Faiku, mbaroj edhe studimet e doktoratës, “Juridik i Përgjithshëm”, në Universitetin e Vjenës në Austri dhe morri gradën shkencore Doktor i Shencave Juridike.
Punën akdemike e nisi në Universitetin e Prizrenit ’’Ukshin Hoti’’ në Fakulteti Juridik si profesor asistent.
Falë punës shkencore prof. dr. asoc. Muharrem Faiku, publikoj shumë punime shkencore në fushën juridike, në revistat më prestigjioze shkencore europiane e botërore në lëmin e drejtësisë e sidomos në fushën e integrimeve europiane dhe drejtësisë ndërkombëtare.
Pjesëmarrës nëpër konferenca kombëtare e ndërkombëtare, samite, simpoziume, kongrese dhe kampuse verore kombëtare, regjionale e ndërkombëtare, ku ka dhënë kontributin e tij të çmuar në fushën e drejtësisë, andaj puna e tij u vlerësuar dhe sipas kritereve akademike për ngritje profesionale, bëri që të zgjidhet profesor i asocuar, sot është profesor i rregullt i këtij Universiteti në Fakultetin Juridik, por aktualisht e ushtron edhe funksionin e Dekanit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prizrenit.
Është anëtarë i Këshillit drejtuese të këtij Universiteti.
Ligjëron këto lëndë:
• E Drejta civile pjesa e përgjithshme;
• E Drejta familjare dhe trashëgimore ;
• E Drejta e detyrimeve;
• E Drejta procedurale civile I.
Prof. dr. asoc. Muharrem Faiku me punën dhe qëndrimin e tij prej një pedagogu të zellshëm e të dalluar, sot gëzon një autoritet dhe respekt të pakontestueshëm si në mesin e kolegëve po ashtu edhe të studenteve të tij, ngase ky profesor ka kriter vlerësimin e paanshëm dhe korrekt, ju ndihmon studentëve për të arritur rezultatet sa më të mira, për dallim nga disa profesor të cilët përmes kritereve të tyre të ashpër mundohen të bëjnë emër e autoritet artificial.