Profil për arsimtarin dhe veprimtarin Feriz Dervishi: Nga jeta e vështirë fëmijërore në Bellanoc, deri te majat e seuksesit në afarizëm(VIDEO)
I lindur në Bellanocë, në një familje me frymë atdhetare, arsimdashëse e fetare, Feriz Dervishi u bë sinonim i punës së pareshtur për zhvillim e sukses. Prindërit e tij kanë qenë fetarë, babai ka qenë hoxhë, ndërsa nëna i ka ndjekur rregullat fetare. Kjo frymë u përcoll edhe te Ferizi. Ai mbeti herët pa babain, por gjeti mbështetjen tek nëna dhe familja.
Pavarësisht gjendjes së vështirë në fshatrat malore, me mungesë të infrastrukturës e mjeteve të komunikimit, këto vështirësi vetëm sa e kalitën Ferizin për tu bërë emër i veçantë kudo që dha kontributin e tij. Edhe aspekti i mbijetesës ka qenë i vështirë pasi realizohej vetëm përmes bujqësisë. Pas mbarimit të klasës së katërt, ka vazhduar shkollimin në Sllupçan. Përkundër sfidave, e ka vazhduar shkollimin me përkushtim e vetmohim e nganjëherë edhe me ndihmën e shokëve, të cilë e strehonin duke ditur që Ferizit i duhej të udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Gjimnazin e kreu në “Goce Delcev” në gjuhën maqedone. Kjo periudhë ka qenë e vështirë për shkak të gjendjes, kushteve financiare e vështirësive tjera. Moment i veçantë për Ferizin është kur duke u kthyer nga shkolla në fshat, nga lodhja, e kishte zënë gjumi e rojtari i pyllit e zgjon nga gjumi për ti tërhequr vëmendjen, pasi bënte ftohtë dhe do të ngrinte nga i ftohti po mos ta zgionte rojtari.
Përgjatë shkollës së mesme, atij iu desh të udhëtojë përsëri çdo ditë. Ferizi ka qëndruar në hapësira të ndryshme, shtëpi private me qera, shtëpi të familjarëve dhe tutje edhe në shtëpinë e blerë në Qerkez, së bashku me familjen.
Paas përfundimit të shkollës së mesme (1969) u punësua në fshat si mësues i shkollës në Bellanocë. Pastaj punoi në Nakushtak dhe në këtë periudhë kreu edhe shërbimin ushtarak për afro 1 vit.
Pas kësaj, filloi të punojë si mësues në shkollën “Vëllazërimi” në Kumanovë, në paralelen e ndarë në Qerkez. Pas pak viteve, arriti të bëhet drejtor i shkollës. Periudha e angazhimit si mësues është përvojë e mirë për Ferizin, pasi vetë profesioni i mësuesit në atë periudhë ka qenë prestigjioz, mësimi është dalluar për rend, e mësuesit janë shikuar me respekt. Sfidat në jetën e tij ishin të konsiderueshme. Ndër to ka edhe sfida të ndërlidhura me politikën. Të tilla ishin demonstratat e vitit 1981, pasi ato kanë pasur ndikimin e vet edhe në Maqedoni. Kjo periudhë qe e vështirë pasi u mbyllën shkollat, mësuesit ishin nën presion dhe u hapën paralelet e egra, të cilat më pas u legalizuan dhe u njohën si shkolla.
Në vitin 1992 u bë legalizimi i shkollave, nxënësit mësonin në gjuhën shqipe dhe në përgjithësi gjendja u lehtësua.
Ferizi është aktiv edhe pas daljes në pension. Bën ecje aktive, për shkak se e ka si hobi lëvizjen dhe i pëlqen mëngjeset dhe qetësinë që ofron kjo kohë.
Për angazhimin e tij jetësor, kontributin dhe të gjitha ato vepra që ai i bëri, ka marrë mirënjohje të shumta, nga Evropa, Amerika, Kosova e Shqipëria. Ai madje ka marrë mirënjohje nga Presidenti amerikan, Barack Obama. Por më të veçantat për Ferizin janë çmimet e mirënjohjet që i vijnë nga populli shqiptar, organizatat e institucionet shqiptare.
Poashtu, nga Hoxha Nehat Ismaili, mori si dhuratë Qelësin e Qabes dhe Gurin e Zi.
Jeta dhe veprimtaria e Feriz Dervishit janë një shembull i punës së palodhshme e vullnetit të pashoq drejt rritjes profesionale dhe vlerave të larta njerëzore.
Vlora Zenuni / Televizioni News