Profesori universitar Namik Durmishi do të udhëheqë Këshillin e Gostivarit
Profesori universitar Namik Durmishi do të udhëheqë Këshillin e Gostivarit, pasi kryetari i deritanishëm Valbon Limani do të jetë ushtrues detyre kryetar i komunës.
Limani zëvendëson Arben Taravarin i Cili është zgjedhur ministër i shendetësisë.
Ka qenë Taravari ndër të parët që ka uruar profesorin Durmishi.
“Një personalitet dhe autoritet i veçantë, me intergritet profesional dhe moral, dhe njëkohësisht një Profesor universitar, do ta udhëheq këshillin e komunës së Gostivarit.
Shumë krenar me Prof.Namik Durmishin, kryesuesin e këshillit të komunës së Gostivarit.
Urime dhe suksese!”, ka shkruar Taravari.