Maqedoni

Profesori Izet Zeqiri, rektor i ardhshëm i UNT-së?!

Profesori universitar, Izet Zeqiri siç bëhet e ditur nga burime të TV21, është kandidati i vetëm për rektor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Ai është kandidati i vetëm që ka aplikuar në konkursin e hapur, për të pasuar rektorin e deritanishëm, Aziz Pollozhani.

Programin tashmë e ka gati, dhe meqë ka kaluar fazën e parë ku është përzgjedhur të promovojë të njëjtin, ai nga java e ardhshme do të prezantohet para këshillave mësimorë në kuadër të pesë fakulteteve në UNT.

Pas promovimit të programit, këshillat mësimorë do të duhet të vlerësojnë programin.

Погледнете како славните слабеат 20 килограми за еден месец. Тајната е во..
Për këtë e pyetëm profesorin Zeqiri.

Ai thotë se nuk e di nëse është kandidati i vetëm, dhe edhe nëse do të ishte, kjo nuk do të thotë se ai do të jetë rektori i ardhshëm.

Por në pyetjen e TV21 se a mendon se i plotëson kushtet, Zeqiri me përgjigje:

“Ligjërisht i plotësoj kushtet, sepse kam eksperiencë menaxheriale, pasi kam qenë dekan në 4-5 mandate në universitetin e Evropës Juglindore dhe kam përgatitjen e mjaftueshme akademike”.

Profesori Izet Zeqiri është doktor shkence në ekonomi. Këtë shkallë të arsimit e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë. Nivelin e masterit e ka mbaruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kurse studimet baçellor po ashtu në shkenca ekonomike në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

Ka të publikuara qindra publikime shkencore në fushën e ekonomisë dhe njëherit është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë./TV21