Maqedoni

Profesori i njohur universitar i bashkëngjitet ASH-së së Taravarit

Profesori i njohur universitar Mitasin Beqiri i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët së Arben Taravarit.

Njoftimin e ka bërë vet kryetari i kësaj partie përmes në postimi në rrjetet sociale.

“Kënaqësi të mirëpres sot në Aleancën për Shqiptarët, profesorin e nderuar Mitasin Beqiri. Profesori Mitasin Beqiri aktualisht është ligjërues dhe Dekan i Fakulteti të Kriminalistikës në Universitetin Amerikan në Europë FON dhe njohës i mirë i materies juridiko-penale dhe kriminologjike, ka qenë ligjerues në disa universitete brenda dhe jasht vendit, gjithashtu është njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot ai kontributin e tij do të vazhdojë të japë në të mirën e qytetarëve dhe nji të ardhme me të mirë për të gjithë ne me Ndryshimin e 8 Majit”, ka shkruar Taravari.