September 19, 2024
Maqedoni

Profesori i njohur kumanovar, Liman Avdiu emërohet këshilltar i kryeparlamentarit Gashi

Profesori i njohur nga Kumanova, Liman Avdiu është zgjedhur këshilltarë i kryeparlamentarit Afrim Gashit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Profesori Limani shquhet si poliglot dhe për vlerat e tij të larta njerëzore dhe profesionale në fushën e shkencave politike, juridike dhe filozofike, ndërsa një kohë të gjatë ka punuar si profesor pranë Univesitetit të Tetovës dhe njëkohësisht, këshilltarë shtetëror për bashkëpunim ndërkombëtar në Kuvendin e Replikës së Maqedonisë.

I shkolluar në qendra të ndryshme evropiane, ai shquhet për stilin e tij të lartë të komunikimit dhe ndërtimit ura të bashkëpunimit dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore. (INA)