Kosovë

Profesori amerikan kritika SHBA dhe BE-së: Po ‘përkëdhelni’ Serbinë dhe po i bëni presion Kosovës

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesorin Edward P. Joseph, ka hedhur sërish kritika ndaj SHBA-së dhe BE-së, dhe i akuzon për presion të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe ‘ledhatim’ të Serbisë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Twitter, Joseph tha se marrëveshja e Ohrit parashikon marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, ndërsa Vuçiç feston tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shteti i Surinamit.

Kjo thekson ai, nuk do duhej të ndodhte, dhe perëndimi duhet ta shikonte këtë gjë.

‘Duke lëvizur nga Lindja e Mesme në hemisferën Perëndimore, Vuçiq feston vendimin e Suriname për të ç’njohur Kosovën,- e cila konfirmon miqësinë me Serbinë. Por Serbia do duhej të përkushtohej për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sipas Marrëveshjes së Ohrit’, tha ai.

Joseph theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë disa pyetje Serbisë.

‘Çfarë lidhje ka izolimi i Kosovës me të drejtat e serbëve të Kosovës’?

‘Po ashtu, pyetje që diplomatët amerikanë duhet t’i bëjnë vetes: A është miqësia e Serbisë me Iranin, baza për një partneritet më të mirë të Shteteve të Bashkuara me shtetin serb’?

‘SHBA-BE, kuptohet, i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës Kurti për de-përshkallëzimin dhe zbatimin e ‘Asociacionit’ siç është rënë dakord në Ohër. Ndërkohë, presidenti serb, Vuçiq dhunon frymën e Ohrit duke intensifikuar fushatën e dëmshme të izolimit me Iranin që mbështet Putinin’, tha profesori amerikan.

Këtë të fundit Joseph, e ndërlidh me deklarimet e fundit të presidentit Iranian, Ebrahim Raisi, i cili tha se Irani do të mbështes respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Raisi po ashtu deklaroi se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Iranit për të gjitha çështjet e rëndësishme, përfshirë mosnjohjen e Kosovës.

‘Teherani nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket Kosovës’, ka thënë presidenti Iranian.