Producenti i kampanjës së Shilegov ofendon shqiptarët, i quan popull më i ‘keq’ në botë
Producenti i kampanjës së kryetarit aktual të qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, Mirko Popov në rrjetin social ‘Twitter’ i ka ofenduar shqiptarët në një diskutim publik duke i quajtur personat e tjerë më të këqij se sa populli shqiptar.
Në një diskutim publik në rrjetet sociale Popov shihet duke shënuar fjalët ofenduese ‘të isha afër teje do të ikje si lepur, sepse ti je më i keq se sa shqiptar (siptar në term ofendues). Ndërsa në vazhdimësi të diskutimit vazhdon duke i quajtur popujt e tjerë, përfshirë edhe shqiptarët dhe personat që punojnë me ato, me fjalët ofenduese ‘ta dish si e shoh unë Maqedoninë, si një vend i pastër pa fekale si ty’, .
Marko Popov është producent kryesor i kampanjës së Shilegov, ai është një ndër personat e kyçur në kampanjë. Ndryshe Shilegov ka bashkëpunim të gjatë me të, ndërsa kreu aktual i Shkupit po kërkon përkrahje nga shqiptarët deri sa ekipi i tij vazhdojnë të përdorim terma ofenduese ndaj popullatës shqiptare në Shkup. fol.mk/