Maqedoni

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Procesi zgjedhor në Likovë po zhvillohet qetë, pa pengesa dhe pa ndonjë parregullsi.

Ndodhemi në shkollën Anton Zako Çajupi në fshatin Hotël ku të drejtë vote kanë rreth 2500 qytetarë, ndërsa vlerësohet se deri më tani këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 700 prej tyre, raporton gazetarja Lirije Dibrani nga TV21.

“Procesi zgjedhor është në rregull. Po rritet fluksi i daljes deri më tani kishim 700 por tani për një kohë shumë të shkurtë janë 760, ku numrin total është mbi 2600 votues. Duke marrë parasysh edhe ciklet e kaluara zgjedhore zakonisht në vendet rurale për shkak të angazhimeve që i kanë banorët fluksi më i madh është pas orës 15 deri në orën 19”, tha Rijad Fetai koordinato i zgjedhjeve në fshatin Hotël.