June 26, 2024
Maqedoni

PROCESI I RIVOTIMIT PËRFUNDOI, MAQEDONIA E VERIUT KALOI PROVIMIN E DEMOKRACISË!

Maqedonia e Veriut kaloi testin e demokracisë –

Sot qytetarët përmes rivotimit dëshmuan se janë për të dënuar e ndëshkuar secilën parregullsi që ndodhë në ditën kur qytetarët duhet të japin verdiktin e tyre. Dita e zgjedhjeve është ndër ditët më të rëndësishme për të gjithë qytetarët sepse vetëm gjatë kësaj dite ruhen e përcillen edhe lëvizjet e gishtërinjeve se cilin numër po e rrethojnë. Interesim i jashtëzakonshëm për qytetarët të rinjtë e të moshuar për të votuar më 8 maj, por ja që nuk kishte përfunduar procesi në mënyrë demokratike ashtu siç u tha në media pas zgjedhjeve. U dëshmuan parregullsitë dhe për këto sot disa qytetarët është dashur të votojnë sërish.

Pra, vetëm ditën e zgjedhjeve qytetarët ndjehen maksimalisht të respektuar dhe të përfaqësuar denjësisht. Madje, një numër i madh i qytetarëve barten me vetura deri tek kutitë e votimit. Që në fakt ato pak kilometra që barten me vetura qytetarët ia mundësojnë kandidatëve që një periudhë katër vjeçare.

Prandaj, nëse qytetarët ndjehen të priviligjuar se ndokush prej anëtarëve të partisë po i dërgon deri te shkolla ditën e zgjedhjeve me vetura luksoze këtë e bëjnë pasi kanë nevojë për votën e tyre. E kjo është e natyrshme dhe e pritshme kështu të ndodhë duke marrë për bazë edhe praktiken e mëhershme. Por, ajo që duhet të ndodhë është që qytetarët të jenë të vetëdijshëm me vëmendje dhe precizitet maksimal të rrethojnë numrin për të cilin ata mendojnë se do t’i përfaqësojë si duhet.

Veprimi që është bërë më 8 maj dhe sot nga qytetarët do të jetë përcaktues për katër vitet e ardhshme që kush prej kandidatëve do të shkojë në Kuvend dhe do të bëhet zëri popullit.

Qytetarët kanë nevojë për deputetë që brengosen për të ardhmen e vendit dhe jo për deputetë që merren me politika ditore e politika mëhalle, Sot, më shumë se asnjë ditë tjetër qytetarët e kanë mundësinë për ta dhënë verdiktin e tyre, nëse dëshirojnë të shpërblejnë apo ndëshkojnë ndonjërin nga kandidatët apo partitë politike. Dhe, këtë duhet ta bëjnë në të kundërtën nuk ka kuptim koncepti demokratik. 

Gjykata Administrative e kaloi testin e pavarësisë nga ndikimi politik –

Në 5 vendvotime në Zonën 5 zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Zonën 6 zgjedhore do të ketë rivotim. Konkretisht, në Dollnen, në Krushevë, në Manastir, Ohër, Strugë dhe në Llërcë të Zhelinës do të përsëritet votimi. Gjykata Administrative mbrëmë vonë ka hedhur poshtë gjashtë asnkesa të koalicionit Fronti Europian, e cila në këtë gjykatë i ka kundërshtuar vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi ishin pranuar ankesat e koalicionit VLEN me pretendimin se ka patur parregullsi zgjedhore.

Me këto vendime të Gjykatës Administrative, do të rrezikohet deputeti i katërt i Frontit Europian në Zonën 5 zgjedhore, konkretisht deputeti Ismail Jahoski, si dhe deputeti i nëntë i Frontit në Zonën 6 zgjedhore, Fatmire Isaku. Në Zonën e 5 zgjedhore, LSDM-së i duhet vetëm 110 vota për t’ia marrë deputetin Frontit, ndërsa VLEN-i, nëse merr 370 vota më shumë se Fronti, mund ta marrë deputetin e tetë dhe Fronti ta humb deputetin e nëntë. Në këtë rast, rezultati në Zonën 6 zgjedhore do të mbetej 8-8 deputetë. Në Zonën 5 zgjedhore, rivotim ka kërkuar VNRO, LSDM dhe Levica, ndërsa në Zonën 6 zgjedhore, rivotim ka kërkuar VLEN-i. /Zhurnal.mk