BallinaMaqedoni

Procedurë ndaj dy prokurorëve, suspendohen nga detyra

Prokurorët e lartë Mustafa Hajrullahi dhe Jovo Cvetanovski kanë kryer shkelje të rënda disiplinore, ka konstatuar Këshilli për Përgjegjësinë Disiplinore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Komisioni ka mbajtur diskutim ku janë shqyrtuar raportet nga raportuesit për propozimin e nisjes së procedurave disiplinore dhe deklarimet me shkrim të prokurorëve publik, pas çka ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se të dy prokurorët kanë kryer shkelje të rënda disiplinore.

Në rastin e parë, Prokuroria njofton se procedura disiplinore është hapur pas konstatimit të parregullsive në mënyrën e regjistrimit të lëndëve në Prokurorinë e Lartë.

Procedura disiplinore tjetër, sipas Prokurorisë është hapur për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme në katër lëndë, në të cilat ka hequr dorë nga ankesa ose akuza Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, ka urdhëruar që të dy prokurorët të suspendohen nga detyra./ Alsat.mk