Prishtinë, kosovarja rrahet nga i dashuri i saj gjerman
Të martën në Prishtinë është arrestuar një gjerman pasi që dyshohet se e ka rrahur gruan e tij kosovare.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dashuri i saj i dyshuari mashkull gjerman i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.