Maqedoni

Presione dhe obstruksione brenda SHF të muzikës “Pançe Peshev” në Kumanovë, profesori Rami Mustafa: Ja çka ndodhi sot

Shkruan: Prof. Rami Mustafa
Indinjate publike
Të nderuar qytetare, politikan, media erdhi koha kur më nuk mundet të përballohen presionet edhe obstrukcionet që bëhen brenda shkollës fillore të muzikës Pançe Peshev në Kumanovë.
Do të ndalem tek zhvillimi i fundit që ka ndodhur sot kurse për zhvillimet e tjera si presion, obstrukcion dhe tendeca për pengimin e zhvillimit të paraleles në gjuhën shqipe do të jeni të informuar përmes mediave të cilat besoj se pas këtij reagimi publik do ta shohin të arsyeshme ti nxjerrin ne pah këto probleme dhe përmes tyre të përcillet mesazhi dhe kërkesa kundrejt institucioneve përkatëse, edhe pse paraprakisht në formë ankese të shkruar i kemi paraqitur të njejtat, për mohimin e të drejtës ligjore të nxënesve të kësaj paralele.
C’ka ndodhi sot!
Shtëpia e kultures Trajko Prokopiev ka shpallur thirrje publike për pjesmarrje për të gjith artistët e rinjë.
Ne si mësimdhënës pranë shkollës fillore të muzikes Pançe Peshev Kumanovë paralelja me mësim në gjuhën shqipe e pame të arsyeshme të marrim pjesë me 15 pika prezentuese ku do të përfshiheshin nxënësit e kësaj paralele.
Këtë iniciative e bëmë gjithmonë duke u thirrur në programin për zhvillim arsimor nga byroja për zhvillim arsimore në RMV ku parashihen aktivitete jasht mësimore.
Një javë para U.D Drejtoresha ka qenë e informuar gojarisht më pastaj për ta respektuar hierarkinë dhe rregullat që përcaktohen me ligj sipas ligjit për arsim fillore, e informuam zyrtarisht për këtë koncert duke ia bashkangjitur edhe kërkesën për lirimin nga mbajta e orëve mësimore për ti realizuar këto aktivitete me nxënësit.
Ud Drejtoresha i bën thirrje telefonike drejtorit të qendrës për kulturë. Me qëndrim të prerë kërkon nga drejtori që koncerti i paraparë në asnjë mënyrë nuk guxon të prezentohet si koncert i nxenësve të paralelës me mësim në gjuhën shqipe pranë shkollës fillore të muzikës Pançe Peshev, duke u marrë të drejtën paraleles në gjuhën shqipe si shkollë amë.
Ne si mësimdhënës morem vendim që ta anulojmë këtë koncert duke parë se nuk ka disponim të mire nga ana e UD Drejtoreshës dhe diskrimin etnik.