Maqedoni

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu ngushëllime për vdekjen e Aleks Salmond

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Ohër mori pjesë në përkujtimin dhe shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Aleks Salmond, ish ministri i parë i Skocisë, informojnë nga Kabineti i presidentes.

Ngushëllime të sinqerta me rastin e vdekjes së ish ministrit të parë të Skocisë, Aleks Salmond, i cili vdiq dje në Ohër gjatë Forumit të Dytë për Diplomaci Kulturore, i cili u mbajt në bashkorganizim të Kabinetit të ish presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, së bashku me Institutin për Diplomaci Kulturore nga Berlini, Qyteti i Shkupit dhe Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve”.

“Mendimet e mija janë me familjen dhe të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Siljanovska Davkovës.

Aleks Salmond ish ministri i parë i Skocisë (nga viti 2007 deri në 2014) vdiq dje në Ohër, ku mori pjesë si panelist në Forumin e dytë për Diplomacinë Kulturore – Fatkeqësisht, Aleks Salmond, ish ministri i parë i Skocisë i cili ishte një nga panelistët në Forumin e djeshëm për diplomacinë kulturore që u mbajt në Ohër, vdiq papritur”, njoftuan mbrëmë nga Kabineti i ish presidentit Gjorge Ivanov.