Kosovë

Presidentja Osmani e ashpër: Vuçiq e simpatizon Putinin, BE e llaston!

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qasjen e pabarabartë që po ndjek Bashkimi Europian në lidhje me Kosovën.

Ajo theksoi nevojën e koordinimit me partnerët, por vuri në dukje gjithashtu edhe qasjen me dy standarde të BE ndaj Prishtinës.

“Ajo çka shohim tani është një qasje jobalancuese nga BE. Kemi dy palë në tavolinë dhe njëra nga palët është nën sanksione nga ndërkombëtarët. Serbia në anën tjetër ka zero pasojë, duke marrë parasysh atë që bënë vitin e kaluar”.

“SHBA e quajti një agresion sepse ashtu ishte. Vuçiq mbetet fëmija i llastuar i BE-së. Serbia ka 80 për qind simpati për Vladimir Putin”.

“Kjo qasje është e paprecedentë. Kjo nuk na jep asnjë shans për dialogun. Shpresa jonë është që të ketë një barazi në tabelë”, deklaroi Osmani.

Presidentja e Kosovës përmendi faktin edhe të mosnjohjes së pesë vendeve të BE-së, të cilët po bëhen shkak për mosavancimin e Kosovës në proceset integruese.