Maqedoni

“Presidenti Trajkovski nën kërcënim ka nënshkruar për fillimin e sulmeve në Haraçinë”

“Presidenti Boris Trajkovski nën kërcënimin ka nënshkruar për fillimin e sulmeve në Haraçinë nga ana e forcave maqedonase”, gjatë konfliktit të vitit 2001. Kështu thotë Ismet Ramadani, i cili ishte deputet para 20 vjetësh. Sipas Ramadanit, Trajkovski nuk ka dashur luftime me UÇK-në por ishte detyruar me forcë. Beteja e Harçinës ishte momenti më delikat i konfliktit të vitit 2001. Këto deklarata z. Ramadani i bëri gjatë emisionit “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 18:00). Ai bashkë me gazetarin Borjan Jovanovski, i cili ishte për një kohë zëdhënës i Presidentit Trajkovskit, flasin në program për trashëgiminë politike të tij.
Jovanovski thotë se Presidenti Traskovski është i vetmi politikan që multikulturalizmin e shikonte si pasuri të madhe të vendit.