Kosovë

Presidenti kroat: Beogradi është i dobët, me çka do ta sulmojnë Kosovën, me pistoleta uji?

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, duke folur me ironi është shprehur se Beogradi është i dobët dhe ka pyetur se me çka do ta sulmojë Kosovën, ndoshta me pistoleta uji. Ai ka thënë se Ukraina s’duhet të anëtarësohet në NATO.

“Lidershipi serb nuk e dinë cfarë të thonë, janë në zjarr. Beogradi po luan lojë, po presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, me cka do të sulmojnë ata, Kosovën? Me cka? Me pistoleta uji? Është koha që Beogradi të vendosë a do t’i bashkohet BE-së. Nëse Vucic njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata kanë ardhur në një rreth vicioz”, ka thënë ai, shkruan Index.hr.

Milanoviq ka dënuar agresionin rus dhe ka bërë thirrje që Rusia t’i ndalë sulmet.
“Këto sanksione s’mund ta ndalin ushtrinë ruse. Fatkeqësisht ato s’funksionojnë. Ukraina s’duhet të lejohet të hyjë në NATO. Shtetet baltike janë diçka tjetër, s’po them se janë të rrezikuara tash por nëse rrezikohen ne jemi këtu”, tha Milanoviq.